Vendosni fjalën kyçe....

TIA njofton pasagjerët: Tamponin PCR mund ta bëni në aeroport, antigenin jo


Tirana International Airport ka njoftuar të gjithë pasagjerët se tamponin PCR mund ta bëjnë edhe në aeroportin e Rinasit para udhëtimit. Një informacion i rëndësishëm për të gjithë ata që duan të udhëtojnë dhe u duhet të kenë rezultate të tamponit me vete.

Por testi antigen nuk mund të kryhet në aeroport.

“Në vëmendje të pasagjerëve që janë të interesuar për të kryer tamponin PCR para udhëtimit, risjellim në kujdesin e vëmendjes suaj, që tamponi PCR mund të kryhet në aeroport dhe në çdo institucion tjetër të licensuar mjekësor. Antigeni, testi tjetër nuk kryhet në aeroport.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin.”- thuhet në njoftimin e TIA-s.

Kujtojmë se disa vende të BE-së kanë hequr kufizimet për Shqipërinë dhe qytetarët duke zbatuar masat mund të udhëtojnë tanimë me avion nga Rinasi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *