Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e biznesmenit Rexhepi në 2011, Gjykata e Elbasanit shpall në kërkim Mihal Toshin


Ilir Rexhepi

Gjykata e Elbasanit ka shpallur në kërkim Mihal (Mirgen) Toshi, pasi iu caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, si i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur më 30 dhjetor të 2011-s në Elbasan, ku mbeti i vrarë biznesmeni Ilir Rexhepi.

Por në këtë fazë ku ndodhen hetimet, ai s’mund të arrestohet pasi ndodhet në një burg të Selanikut në Greqi. Report Tv raporton se Mihal Toshi, ndodhet në Selanik të Greqisë, ku po vuan dënimin  me 16 vite burg për trafik droge.

Mihal Toshi, është vëllai i Damiano Toshit, i cili është dënuar nga gjykata e Elbasanit me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy basketbollistëve të “Skëndërbeut” në Korçë, Sokol Jahollarin dhe Rafael Rizan, si dhe plagosjen e Julian Beckës.

Toshi është zbuluar nga një analizë ADN-je gjaku, njolla të cilat u gjendën në vendin e krimit, ku u ekzekutua Ilir Rexhepi në Elbasan.

Për vrasjen e biznesmenit Rexhepi janë arrestuar edhe Olsi Leku, Armand Llakaj dhe Marjus Taf, ndërsa dosja u rihap nga Prokuroria e Elbasanit më 16 tetor të vitit të kaluar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *