Ambasadori kinez që ka shërbyer më gjatë në SHBA se çdo diplomat tjetër, Cui Tiankai, njoftoi përmes një letre lamtumire se ai po largohet nga pozicioni i tij teksa dy vendet po përballen me një ‘udhëkryq kritik’.
SHBA po përballet me një ‘zgjedhje midis bashkëpunimit dhe përplasjes’, ndërsa kalon nëpër një ‘raund të ri ristrukturimi në politikën e saj qeveritare ndaj Kinës’, paralajmëroi Cui në letrën e tij të martën, sipas South China Morning Post.
Ai shtoi se ‘kinezët jashtë shtetit në SHBA duhet të mbajnë një përgjegjësi dhe mision më të madh’.
“Shpresoj që ju të mbroni të drejtën tuaj për të qenë në SHBA dhe për të zhvilluar interesat tuaja, me pikënisjen e ndihmës për të mbrojtur interesat themelore të njerëzve në Kinë dhe SHBA.” – shkroi ai.
Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përkeqësuar me kalimin e viteve. Administrata Biden nuk ka parë përmirësim të marrëdhënieve mes dy vendeve teksa çështja e Tajvanit dhe pandemia Covid-19 mbeten ende probleme që po sjellin shumë tension mes vendeve.