Vendosni fjalën kyçe....

Atentat ndaj presidentit të Kolumbisë, qëllohet helikopteri me të cilin po udhëtonte


Të shtëna me armë kanë goditur sot një helikopter në të cilin po udhëtonte presidenti i Kolumbisë afër kufirit me Venezuelën.

Siç shkruan BBC, presidenti Iván Duque po fluturonte drejt Cúcuta në provincën Norte de Santander, së bashku me ministrin e mbrojtjes, ministrin e brendshëm dhe guvernatorin e krahinës.

Një zëdhënës i Presidencës tha se askush nuk ishte lënduar nga ky incident.


Presidenti Duque tha se ky ishte një “sulm frikacak” dhe se ai nuk ishte i frikësuar “nga dhuna ose aktet e terrorizmit”.

“Shteti ynë është i fortë dhe Kolumbia është e fortë për t’u përballur me këtë lloj kërcënimi.”- tha ai në një postim në Twitter. Ai shtoi se Forcat e sigurisë kanë marrë urdhër për të gjetur se kush fshihet pas këtij atentati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *