Belgjika ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në këtë vend.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka njoftuar se as testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme për të udhëtuar në Belgjikë. E vetmja gjë që duhet të keni me vete është maska.
“Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.
As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport”- thuhet në njoftim.