Danimarka ka shpartalluar keqazi Uellsin në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8-at e Euo 2020.
Kombëtarja daneze ka fituar 4-0 në një sfidë të zotëruar krejtësisht prej saj.
Pas golit në pjesën e parë nga Dolberg, në të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë nga Dolberg, Maehle e Braithwaite, përkatësisht.
Në fund të ndeshjes, Wilson i Uellsit doli me karton të kuq. Mbrëmjen e sotme Italia e Austria do përcaktojnë çerekfinalistin e radhës të Euro 2020.