Një person rreth 50-vjeç është gjetur i pajetë pranë rrugës së burgut në Fier.
Viktima ende e paidentifikuar është gjetur pranë tokave bujqësore që ndodhen pranë burgut.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur nga shkaqe natyrale, megjithatë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi shkaqet, shkruan BW.