Vendosni fjalën kyçe....

Koloseu hap për herë të parë në histori korridoret nëntokësore për publikun


Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë në Romë, thonë disa. Megjithatë, Koloseu ka provuar së fundmi se kjo teori është e gabuar, pasi për herë të parë ka vendosur të hapë korridoret nëntokësore për publikun.

Kjo jo vetëm është hera e parë në 2 mijë vjet që zona e përshkruar si “zemra” e ndërtesës – është hapur që nga nivelet nëntokësore, ku gladiatorët dhe kafshët prisnin para se të shkonin në luftime, por është hera e parë në historinë e monumentit që publiku është lejuar ndonjëherë.

Tani turistët do të jenë në gjendje të ecin nëpër pasazhe në një platformë prej druri dhe të admirojnë korridoret dhe harqet që ndërlidhnin dhomat ku prisnin gladiatorët dhe kafshët, para se të hynin në ashensorët që do t’i katapultonin ato në arenë.

Ministria e Kulturës e Italisë zbuloi restaurimin e madh të qemerëve dhe pasazheve ku prisnin ata që shkonin në luftime. Punimet ishin një projekt i përbashkët në bashkëpunim me markën italiane të modës Tod dhe CEO-ja i kompanisë Diego Della Valle mori pjesë në ceremoninë e zbulimit.

Duke folur në ceremoni, Alfonsina Russo, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Koloseut, tha se punimet do t’i lejojnë njerëzit të kuptojnë më mirë se si funksiononte Koloseu.

“Ky restaurim është absolutisht i rëndësishëm për kërkimin arkeologjik, sepse na mundëson të rindërtojmë historinë e tij.”- i tha ajo CNN-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *