Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministrja e Zelandës së Re mbështet peshëngritësin Olimpik transgjinor Hubbard, paralajmërohen ata që e ngacmojnë


Politikanët në Zelandën e Re, përfshirë kryeministren Jacinda Ardern, kanë mbështetur peshëngritësen Olimpike transgjinore Laurel Hubbard, megjithë pretendimet për padrejtësi në këtë fushatë – dhe paralajmëruan ata që e ngacmojnë apo bëjnë ‘komente të tmerrshme’.

Hubbard, peshëngritsi transgjinor u përzgjodh në kombëtaren e vendit megjithatë kjo gjë çoi në komente të shumta lidhur me 43-vjeçarin, i cili u bë femër në vitin 2012, me akuzat se ai do ketë një avantazh në garë.

Ardern theksoi që përfshirja e Hubbard nuk ishte aspak e gabuar dhe se garimi i tij mes atletet që kanë lindur femra nuk është aspak gabim, edhe pse disa ekspertë kanë vënë në dyshim nëse udhëzimet rreth niveleve të testosteronit janë të mjaftueshme për të ruajtur një nivel të barabartë të garave.

“Të gjitha palët këtu thjesht kanë ndjekur rregullat.” – u përgjigj Ardern.

“Ky është rasti për Laurel por edhe ekipin në Zelandën e Re. Ata kanë ndjekur rregullat.”

Ministri i Sportit, Grant Robertson, gjithashtu premtoi mbështetje për Hubbard, ndërsa liderja konservatore e opozitës, Judith Collins, vlerësoi gruan e fortë që ka zgjedhur të jetë ajo që është duke u përpjekur të bëjë më të mirën e saj.

Lojërat Olimpike të Tokios pritet të nisin më 27 korrik 2021.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *