Mijëra protestues kanë marshuar nëpër Londër duke kërkuar fund të kufizimeve të bllokimit Covid-19. Fundjava do të jetë e zënë për policinë e qytetit, me ndryshime klimatike dhe protesta kundër ashpërsisë së masave lidhur me pandeminë gjithashtu.
Vendimi i fundit i kryeministrit Boris Johnson për të shtyrë hapjen e Mbretërisë së Bashkuar deri në fund të muajit tjetër ishte një vendim jo popullor dhe mijëra demonstrues dolën në rrugët e Londrës të shtunën për të treguar pakënaqësinë e tyre.
Duke filluar nga Hyde Park, turma njerëzish marshuan nëpër qendrën e kryeqytetit britanik, duke kërkuar dhënien fund të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.
Vlerësimi i madhësive të turmave është një shkencë e pasaktë, por pjesëmarrja arriti lehtësisht në mijëra, në mos dhjetëra mijëra. Disa vlerësime e paraqesin pjesëmarrjen në gjashtë shifra.
Ndërsa turma kundër bllokimit protestonte kundër vendimit të ri, aktivistët e ndryshimit të klimës bënë të kundërtën. Duke bërë thirrje për politika të reja më të ashpra mjedisore teksa vendi s’e ka kapërcyer ende pandeminë.