Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Datat 29 dhe 30 qershor, ditë të hapura vaksinimi për personat mbi 18 vjeç


Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur dy ditë, ku qendrat e vaksinimit do të hapen për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç në datat 29-30 qershor që duan të marrin vaksinën anti-Covid.

Ministrja Ogerta Manastirliu e bëri të ditur këtë fakt sot nga qendra e vaksinimit në Vlorë ku kishte shkuar për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv.

Manastirliu tha se e marta dhe e mërkura janë përzgjedhur si dy ditë të hapura për vaksinimin e personave mbi 18-vjeç.

“Vlen që në grup-moshat e ndryshme të popullatës, të kemi një mbulim të mirë të vaksinimit për të shmangur shpërthimet pandemike. Pavarësisht situatës së mirë pandemike, nuk mund të themi se jemi imunë, ndaj kemi vendosur që  datat 29 dhe 30 qershor të jenë ‘open day’, ditë të hapura për vaksinimin për popullatën plus 18 vjeç. Ditët e hapur nuk do të thotë që të mos vijojmë me traget grupin që po administrojnë qendrat shëndetësore +50 vjeç.

U bëj thirrje që të vijnë të vaksinohen në qendrat shëndetësor, bërja e vaksinës krijon një mbyllëse që i paraprijmë vjeshtës dhe mbrojmë sa më shumë jetën. Presim që të vijnë vaksina të tjera, ndërkohë që në Shqipëri kanë mbërritur mbi 1 milionë vaksina dhe pritet të kemi edhe sasi të tjera që të vijnë.

Në synojmë që të arrijmë synim 1 milion që kemi vendosur dhe në këto ditë të hapura që kemi vendosur t’i fillojmë këtë muaj, t’i shërbejnë qytetarëve dhe qëllimti të vaksinimit. Edhe gjatë verës të kemi vaksinim në vazhdim, për të moshuarit që  nuk munden do të shkojmë t’i vaksinojmë në shtëpi.”- deklaroi ministrja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *