Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse fitoj Lojërat Olimpike do djeg flamurin e SHBA-së në podium” – Çiklisti transgjinor amerikan reagon ndaj rishfaqjes së postimit skandaloz në Facebook


Sportisti trangjinor amerikan që garon me biçikletë BMX, Chelsea Wolfe, i cili u kualifikua për të përfaqësuar SHBA-në në Lojërat Olimpike Verore të këtij viti në Tokio, tha vitin e kaluar se qëllimi i saj ishte të fitonte një medalje Olimpike ‘kështu që të djeg një flamur të SHBA-së në podium’.

“Qëllimi im është të fitoj Olimpiadën në mënyrë që të mund të djeg një flamur të SHBA-së në podium. Kjo është ajo në të cilën ata përqendrohen gjatë një pandemie. Dëmtimi i fëmijëve trans.” – shkroi wolfe në Facebook në 25 mars 2020, lidhur me qëndrimin e administratës Trump ndaj vajzave transgjinore në atletikën femërore.

Wolfe i tha Fox News se postimi, i cili u fshi më pas se deklaratat e saj nuk do të thonë se ajo nuk kujdeset për vendin e saj të lindjes.

“Kushdo që mendon se nuk më interesojnë Shtetet e Bashkuara gabon rëndë.” – i tha Wolfe, Fox News. “Një nga arsyet pse unë punoj kaq shumë për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në konkursin ndërkombëtar është t’i tregoj botës se ky vend ka moral dhe vlera, se nuk janë të gjitha gjëra të këqija për të cilat ne jemi të njohur. Unë mbaj një qëndrim kundër fashizmit sepse me intereson ky vend dhe nuk do ta lejoj të bjerë në duart e fashistëve, pasi kaq shume njerëz kanë luftuar dhe sakrifikuar për të mos lejuar që fashizmi të mbetet brenda vendit.” – shtoi ajo.

Gjatë kësaj fundjave, gazetari Ian Miles Cheong gërmoi për të gjetu postimin në Facebook nga marsi i vitit 2020 – tani i fshirë – në të cilin çiklisti ndau një artikull të PinkNews duke akuzuar Presidentin Donald Trump dhe Prokurorin e tij të Përgjithshëm Barr se dëshironin të lëndonin fëmijët transgjinorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *