Mëngjesin e kësaj të shtune, kryeministri Edi Rama e ka nisur duke publikuar një video nga punimet që po bëhen për bypass-in e Vlorës.
Ai thotë se synimi është që kjo urë të bëhet e kalueshme në mes të muajit korrik.
“Mirëmëngjes dhe me një moment nga puna sfiduese në bajpasin e Vlorës, të cilin synojmë ta bëjmë të kalueshëm në mesin e korrikut, ju uroj një fundjavë të bukur.”- shkruan Rama.
Më 15 korrik baypass-i i Vlorës pritet të hapet në mënyrë provizore duke i shërbyer sezonit veror, për të lehtësuar trafikun e rënduar që krijohet nga Radhima deri tek Kalaja në Vlorë.