Temperaturat e larta të ditëve të fundit e kanë bërë të vështirë kryerjen e çdo pune, sidomos pritjen për orë të tëra për kryerjen e vaksinave anti-Covid. Kështu është vendosur që vaksinimi kundër COVID-it në Elbasan të mos kryhet më në shesh dhe bashkia ka vënë në dispozicion Teatrin Skampa për këtë.
“Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e popullsisë.
Vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa.
Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm.”- shkruan deputeti i këtij qarku, Taulant Balla.