Vendosni fjalën kyçe....

Turqia nis ndërtimin e projektit gjigant të kanalit të Stambollit, do kushtojë 15 miliardë dollarë e përfundon në 6 vite


Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka çelur ceremoninë për ndërtimin e projektit të jashtëzakonshëm të Kanalit të Stambollit. Kanali artificial do zëvendësojë ngushticën natyrore të Bosforit e pritet të përfundojë në gjashtë vjet.

Ceremonia për nisjen e punimeve për kanalin, e vendosur për të lidhur Detin e Zi dhe Detin Marmara, u mbajt të shtunën në një vend ndërtimi të një prej gjashtë urave përgjatë rrugës së ardhshme ujore. Ceremonia u ndoq nga presidenti i Turqisë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailoglu dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

“Sot, ne jemi duke kthyer një faqe të re në zhvillimin e Turqisë duke hedhur gurin e parë në ndërtimin e urës së parë përmes Kanalit të Stambollit, e cila do të jetë 45 kilometra në gjatësi, të paktën 275 metra e gjerë dhe 21 metra e thellë,” deklaroi Erdogan .

Projekti pritet të përfundojë në vetëm gjashtë vjet, me vitin e parë kryesisht të përqendruar në punët ‘përgatitore’. Çmimi zyrtar i projektit është tani për tani 15 miliardë dollarë, sipas Erdogan.

Kostot tashmë janë rritur në mënyrë të konsiderueshme nga vlerësimet e mëparshme prej 9.2 miliardë dollarësh – ndërsa ekspertët e pavarur kishin parashikuar që kostot reale të ishin disa herë më të larta e mund të shkojnë deri në 65 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *