Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti që shoi familjen Gushi, Gjykata lë në burg drejtuesin e mjetit


Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin Levan-Vlorë, ku u shua familja Gushi. Drejtuesi i automjetit tip “Audi” që shkaktoi aksidentin tragjik nuk ishte i pranishëm në seanca, por është paraqitur avokati i tij Remzi Mehmetaj  me prokurë.

Avokati i Madanit gjatë seancës ka kërkuar një masë më të lehtësuar për shkak të situatës së rënduar psikologjike të të riut pas aksidentit.

Në aksidentin e 25 qershorit humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, A.G 14 vjeç dhe E.G, 9 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *