Njerëz të famshëm të së majtës në SHBA, përfshirë aktorët George Clooney, Eva Longoria e Don Cheadle janë bashkuar për të ndihmuar në krijimin e një shkolle publike që do të ndihmojë ‘komunitetet e ndryshme’ të stërviten për punë në industrinë e argëtimit.
Shkolla Roybal e Prodhimit të Filmit dhe Televizionit, e vendosur të hapet në vjeshtën e vitit 2022, mbështetet nga artistë të tjerë të shquar përfshirë Mindy Kaling dhe Kerry Ëashington, të dy kanë mbështetur gjithashtu Presidentin Joe Biden.
Shkolla do të ofrojë një arsim të shkollës së mesme për nxënësit, duke filluar me klasat 9 e 10, dhe duke shtuar 11 dhe 12 gjatë dy viteve të ardhshme.
Shefi i Rrethit Shkollor të Unifikuar të Los Anxhelosit, Austin Beutner, tha në një deklaratë në lidhje me shkollën e ardhshme se ajo ‘do të ndihmojë në hapjen e dyerve të mundësive për grupe të ndryshme studentësh’.
Në deklaratën e tij, Clooney pohoi se qëllimi i tij është që ‘të pasqyrojë më mirë larminë e vendit tonë’.
“Kjo nënkupton krijimin e programeve të shkollës së mesme që mësojnë të rinjtë për kamerat, dhe redaktimin dhe efektet vizuale dhe tingullin dhe të gjitha mundësitë e karrierës që ofron kjo industri. Do të thotë praktikë që çon në karrierë të paguar mirë. Do të thotë të kuptosh që të gjithë jemi së bashku në këtë.” – tha ai.
Shkolla do të jetë e vendosur afër qendrës së Los Anxhelosit në Qendrën Mësimore ‘Edward R. Roybal’, megjithëse programi mund të zgjerohet në më shumë shkolla nëse projekti i parë është i suksesshëm.
27