Vendosni fjalën kyçe....

Digjen 4 kisha katolike në Kanada


Dy kisha të tjera katolike janë djegur në komunitetet autoktone në Kanadanë Perëndimore herët këtë të shtunë.

BBC” shkruan se zjarret në Kishën e Shën Anës dhe Kishën Çopaka filluan brenda një ore nga njëra-tjetra në Kolumbinë Britanike.

Oficerët thanë që të dy ndërtesat ishin shkatërruar plotësisht dhe ata po i trajtonin zjarret si “të dyshimta”.

Të hënën e kaluar dy kisha të tjera katolike në këtë province gjithashtu u shkatërruan nga zjarret, kur Kanadaja shënoi Ditën Kombëtare të Popullit Vendas.

“Hetimet mbi zjarret e mëparshme dhe këto dy zjarre të reja janë duke vazhduar pa arrestime ose akuza.”- tha rreshteri i Policisë, Jason Bayda.

Kjo ngjarje vjen pasi qindra varre të pashënuara u zbuluan në vendet e ish-shkollave rezidenciale në Kanada.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *