Vendosni fjalën kyçe....

E mbajtën peng për tre ditë, 19-vjeçarja shqiptare përdhunohet nga dy bashkëkombasit në Greqi


Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku policia ka nisur hetimet për përdhunimin e një vajze 19-vjeçare nga Shqipëria.

Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se e gjitha nisi kur 19-vjeçarja nga Shqipëria u takua me një bashkatdhetar përmes mediave sociale.

Vajza e re u bind që të shkonte për ta takuar të riun shqiptar në shtëpinë e tij, në Agios Nikolaos, në Patissia dhe pastaj nisi makthi. Sipas dokumenteve të prokurorisë, një shqiptar i dytë u shfaq në shtëpi dhe dy djemtë, të cilët ishin të moshës 20 dhe 21 vjeç, e mbajtën atë peng për tre ditë, duke e përdhunuar vazhdimisht.

Përdhunuesit më pas e braktisën vajzën e abuzuar në portin e Pireut dhe 19-vjeçarja iu drejtua policisë. Pasi autorët u identifikuan nga autoritetet, u zbulua se kishin shkuar në Mykonos për pushime. Me veprime të koordinuara të Sigurisë së Athinës, Nën-Drejtorisë së Policisë së Mykonos dhe Autoritetit Portual të Mykonos, dy të dyshuarit u arrestuan të shtunën pasdite në këtë ishull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *