Sot luhen dy sidat e radhës të fazës 1/8 të Euro2020.
Belgjika përballet me Portugalinë ndërsa Holanda përballet me Republikën Çeke.
Fituesja e çiftit Belgjikë-Portugali do përballet me Italinë në fazën tjetër të kompeticionit.
Ndërsa Danimarka e kualifikuar dje do presë në fazën tjetër fituesen e sfidës mes Holandës dhe Çekisë.
Sfida mes Holandës dhe Çekisë do luhet në orën 18:00 ndërsa sfida mes Belgjikës dhe Portugalisë luhet në orën 21:00.