Achraf Hakimi së shpejti do të jetë zyrtarisht lojtar i PSG-së. Ai do të nënshkruajë kontratë deri më 2026.
Pa dëshirën e saj, Interi ka nisur të shesë futbollistë për të ‘zhdukur’ bilancin negativ prej 100 milionë eurosh. Achraf Hakimi është i sakrifikuari i parë.
PSG ka arritur marrëveshje tashmë me Interin për shifrën e 65 milionë eurove, derisa Chelsea ofroi Alonson dhe 55 milion euro, ofertë që u refuzuar.
Zyrtarizimi pritet të ndodhë pas pak ditësh. Aq i sigurt është largimi i Hakimit sa Interi ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin, ku emrat që kanë dalë mbi sipërfaqe janë ato të Lazzarit, Bellerin por edhe Zappacostës.
Nuk do të jetë e thjeshtë të zëvendësohet një futbollist, i cili në sezonin e titullit shënoi 7 gola dhe dhuroi 10 asiste në kampionat, por, me sa duket drejtuesit nuk kanë zgjidhje tjetër për të rregulluar bilancet.
Përvec Hakimi, nga Interi mund të largohen edhe emra të tjerë që në kushte normale, Interi nuk do t’i shiste, por është i detyruar, edhe pandemia e ka bërë të veten, sidomos me mungesën e tifozëve për më shumë se një vit.