Vendosni fjalën kyçe....

Katër veta u vranë për shezlongët në Velipojë, operatori turistik: Fajin e ka shteti, kam paguar miliona dhe ende s’kam marrë hapësirën për çadrat


Ngjarja e rëndë që ndodhi pak pas mesnatës së kaluar në Velipojë, ka nxjerrë zbuluar institucionet e vendit, të cilët duket se e kanë pikënisjen për nisjen e këtyre konflikteve.

Pikënisja është vonesat nga ana e Ministrisë së Turizmit, për të nxjerrë lejet e shftytëzimit të plazhit për bizneset që kanë aplikuar që prej muajsh, e që edhe pse sezoni turistik ka filluar që në Maj, ende nuk kanë marrë një përgjigje nga ”e-albania”.

Këtë e ka konfirmuar edhe Hilmi Kapllanaj, operator turistik po në Velipojë ku ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë, i cili ka dëshmuar se i ka paguar shtetit mbi 4 milionë lekë dhe ende nuk ka marrë përgjigje.

Kapllanaj tha për “Report TV” se i ka paguar paratë për 900 metra katrorë, por kjo hapësirë i është zënë nga dikush tjetër.

“Kemi fituar 900 m2 për vendosje shezlongësh. Të hënën kemi paguar 4 milion e 3000 mijë lekë të vjetra dhe nuk ka ardhur as shteti asnjëri dhe na kanë dhënë letrat në dorë dhe kemi mbetur pa hapësirë. Ndërsa unë që i kam vu shezlongët në pjesën që shteti më ka nxjerrë vjet edhe sivjet, i kemi vendos çadrat në shenjat ku i kemi pasur.

Mua personalisht më ka ardhur të hënën në darkë dhe më ka thënë që gjysma është e jemja, jo e gjitha. Shteti paret na i ka marrë dhe po na grabit. Shteti duhet të vijë të ndajë parcelën dhe të marrim atë që kemi paguar.”- tregon operatori turistik.

Kapllanaj tregon madje se të premten është paraqitur në bashkinë e Shkodrës për t’u ankuar, por biznesmeni tjetër që i kishte zënë hapësirën për të cilën ky ka paguar, nuk e lëshon vendin dhe është detyruar të tërhiqet për të mos përshkallëzuar konfliktin.

“Ditën e premte jam paraqitur në bashkinë e Shkodrës dhe kam bërë ankimimin për të ardhur dikush nga bashkia për të liruar vendin që është i zënë. Kam 54 dhoma të deklaruara në shtet dhe unë sot nuk kam shezlongë për pushuesit e mi.

Në momentin që ka ardhur zotëria unë jam tërheq për të mos bërë konflikt, ai ka ardh me hartë unë me hartë dhe më ka thënë se vendi është i jemi dhe unë jam tërheq kam mbledh shezlongët dhe kam ikur për të mos hapur konfliktet. Për mua fajtor kryesor është shteti përderisa na shtetin i kemi paguar paret dhe na ka dhënë hartën qysh me datën 21, dhe ne jena pa shezlong.”- u shpreh Kapllanaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *