Një incident i pazakontë ka ndodhur sot në Turin e Francës, për shkak të një pankartë.
“Jepi gjyshi, jepi gjyshe” shkruhej në pankartën e fokusuar nga kamera ndërkohë që mbahej në dorë nga një grua e re, 47 kilometra nga finishi.
Spektatorja u shtri pak më shumë se çduhej me pankartën, duke përplasur çiklistin Tony Martin, duke bërë që një grumbull biçikletash dhe çiklistës të rrëzoheshin përtokë.
GREAT TO SEE SPECTATORS BACK INVOLVED IN SPORTS EH pic.twitter.com/Kwxj8be2Qh
— Timothy Burke (@bubbaprog) June 26, 2021
Përveç Martin-it, i gjithë ekipi i Jumbo Visma u rrëzua së bashku me dhjetëra e dhjetra të tjerë.
look at this absolute nightmare that resulted pic.twitter.com/3Nf2QFMqHu
— Timothy Burke (@bubbaprog) June 26, 2021
Llogaria zyrtare e “Tour de France” në “Twitter” nxori një njoftim menjëherë pas incidentit.
“Ne jemi të kënaqur që kemi publikun në anë të rrugës në # TDF2021. Por që Turneu të jetë i suksesshëm, respektoni sigurinë e çiklistëve! Mos rrezikoni gjithçka për një foto ose për të dalë në televizion!”- thuhet në këtë njoftim.
We’re glad to have the public on the side of the road on the #TDF2021.
But for the Tour to be a success, respect the safety of the riders!
Don’t risk everything for a photo or to get on television! pic.twitter.com/eA6nnhRhWv
— Tour de France™ (@LeTour) June 26, 2021