Vendosni fjalën kyçe....

Plagosen me thikë dy sirianë në Durrës, arrestohet 40-vjeçari nga Berati


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku dy shtetas sirianë janë plagosur me thikë.

Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar nga qyteti i Beratit, Oligert Qama.

Dy të plagosurit sirianë janë dërguar në soital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) për motive të dobëta 2 shtetas, prangoset menjëherë nga Policia autori i dyshuar.

Më datë 27.06.2021, rreth orës 15:20, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi O. Q., 40 vjeç, dyshohet se për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), 2 shtetas të huaj (dyshohet shtetas sirian), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë kapur dhe arrestuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin O. Q., 40 vjeç, banues në Berat, i cili po shoqërohet në ambientet e Policisë për veprime të mëtjeshme.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *