Vendosni fjalën kyçe....

Rrahën agjentin doganier, policia në kërkim të dy të rinjve në Tiranë


Dy të rinj në Tiranë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë rrahur një agjent doganier.

Policia thotë se një ditë më parë, dy të rinjtë L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, e kanë goditur me sende të forta agjentin doganier me inicialet M. A., 41 vjeç.

Ky i fundit u dërgua në spital ku ka marrë gjithë mjekimin e nevojshëm dhe tanimë ndodhet në banesën e tij.

“Më datë 26.06.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve L. Ç., 32 vjeç dhe J. V., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për shkak të detyrës, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. A., 41 vjeç, me detyrë agjent doganier, i cili pas mjekimit në spital u largua për në banesë.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *