Në Durrës është krijuar një situatë alarmante me pastrimin e mbeturinave urbane.
Pirgje me mbeturina dhe kazanë të tej mbushur të cilët kanë mbushur edhe trotuaret nuk pastrohen prej disa ditësh.
Kamionët e mbledhjes së mbeturinave nuk kanë vend-depozitim të grumbullimit të mbeturinave dhe kanë lënë pa pastruar qytetin.
Një skenar i përsëritur pasi kërkojnë të detyrojnë qeverinë të paguajnë kostot e depozitimit të mbetjeve në landifillin e Tiranës.