Vendosni fjalën kyçe....

Studimi i ri: Çokollata në mëngjes mund të ndihmojë në djegien e dhjamit


Të gjithëve na bie mendja për çokollatë herë pas here, por zakonisht kjo nuk na ndodh në mëngjes.

Megjithatë, një studim i ri ka treguar se ngrënia e një çokollate të lehtë për mëngjes në të vërtetë mund të ketë ‘përfitime’ pasi ndihmon trupin tuaj të djegë dhjamin.

Studiuesit në Boston, Massachusetts i dhanë 100 gramë çokollatë me qumësht 19 grave të cilat e kishin kaluar menopauzën, brenda një ore pas zgjimit dhe një orë para gjumit.

Studiuesit përdorën çokollatë standarde të qumështit që përmban 18.1g kakao. Çuditërisht, ekipi zbuloi se as marrja e çokollatës në mëngjes, as natën nuk çoi në shtim në peshë, me shumë gjasa pasi ajo ka ulur oreksin.

Siç shkruan Daily Mail, duke iu referuar studimit në fjalë, marrja e çokollatës së qumështit gjatë orëve të mëngjesit u tregua se ndihmon në djegien e dhjamit dhe uljen e niveleve të glukozës në gjak.

Kjo ndoshta për shkak të kimikateve të dobishme të quajtura flavanole që gjenden natyrshëm në kakao që rrisin oksidimin e yndyrës.

Sidoqoftë, studimi ishte i kufizuar në gratë pas menopauzës, kështu që studime të mëtejshme do duhet të kryhen me burra dhe gra të reja për të konfirmuar këto rezultate.

Në përgjithësi adhuruesit e çokollatës, janë të detyruar ta përdorin atë me moderim për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës dhe sheqerit.

Studimi është kryer nga ekspertë në Brigham dhe Spitalin e Grave në Boston, që kanë punuar në partneritet me studiues në Universitetin e Murcia-s në Spanjë.

“Vullnetarët tanë nuk shtuan peshë pavarësisht rritjes së marrjes së kalorive.”- tha autorja e studimit Marta Garaulet në Universitetin e Murcia-s.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *