Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen letër Kurtit, kërkon që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejt


Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon që takimi tjetër për dialogun Kosovë-Serbi të zhvillohet sa më shpejt.

Ajo e ka bërë këtë kërkesë përmes një letre dërguar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, ku i premton Kosovës mbështetje në liberalizimin e vizave, e avancimin në rrugën evropiane.

“Ne dëshirojmë që ta shohim avancimin më të shpejtë të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe do të vazhdojmë ta mbështesim progresin e arritur në reformat që i kërkon kjo.”- shkruan ajo në këtë letër, të publikuara edhe në mediet e Kosovës.

Ajo ka shtuar: “duke e njohur rëndësinë që e ka për qytetarët e Kosovës, ne do të vazhdojmë të avokojmë për një vendim pozitiv të BE-së për liberalizimin e vizave”.

Ajo shprehet se është thelbësore që takimi tjetër i nivelit të lartë i dialogut të mund të zhvillohet sa më shpejt të jetë e mundur: “Pres me padurim që të punojmë së bashku për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *