Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nesër ose pasnesër do flas me Merkelin për Kosovën


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se në ditët në vijim do të  zhvillojë një bisedë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do diskutojë edhe për Kosovën. Biseda do zhvillohet nesër ose pasnesër.

Vuçiç thotë se çdo bisedë me Merkelin është e rëndësishme për Serbinë.

“Ne do të flasim për gjithçka, natyrisht për Kosovën, por gjithashtu për bashkëpunimin rajonal dhe rolin e Gjermanisë dhe Berlinit, pavarësisht nëse do të jetë procesi i Brukselit apo procesi i Berlinit.”- u tha Vuçiç gazetarëve pas një stërvitjeje ushtarake, citojnë mediet vendase.

Ai deklaroi se do të ishte i përgatitur mirë për atë bisedë dhe u shpreh se kishte shpresë se biseda do të rezultonte mirë.

Kujtojmë se kancelarja Merkel, vetëm pak ditë më parë ka kërkuar takim edhe me presidentin rus Vladimir Putinin, në mënyrë që të eliminohen provokimet ruse në Ballkanin Perëndimor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *