Vendosni fjalën kyçe....

Balluku inspekton By Pass-in e Vlorës: Hapet provizorisht më 15 korrik


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zhvilluar një inspektim në “By Pass-in” e Vlorës ku ka parë nga afër punimet në këtë segment.

Balluku tha se kjo rrugë do hapet provizorisht më 15 korrik.

Jemi angazhuar për të kapur datën 15. Ajo që është shumë e rëndësishme është që ne kemi kërkuar bashkëpunimin e policisë rrugore, që zakonisht nuk na e kanë kursyer mbështetjen, pasi kjo është një rrugë e re, është rrugë shpejtësie dhe detyrimisht për shkak se është një rrugë provizore, do të na duhet që Policia Rrugore të na japë një suport përsa i përket kësaj lëvizje dhe për të pasur kushte më të larta të sigurisë rrugore. Unë shpresoj që problematika teknike të mos kemi, të cilat na nxjerrin jashtë programi”, u shpreh ministrja Balluku.

Hapja e kësaj rruge pritet të lehtësojë trafikun në qytetin e Vlorës për makinat që zgjedhin rrugën e bregut për në jugun e Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *