Blogerja e njohur Chiara Ferragni ka ngatërruar Shqipërinë me Greqinë.
Në postimin e saj në Instagram ku lajmëronte përfundimin e pushimeve në Greqi ka vendosur foton nga brigjet e jugut të Shqipërisë.
“Mirupafshim Greqi”-shkruan blogeraja, ndërkohë në foton nga dritarja e avionit duket gadishulli i Karaburnit.
Ferragni kaloi pushimet në bregdetin helen të cilat i pëfundoi ditën e djeshme.