Ministri i Brendshëm Çuçi ka dhënë një konferencë për shtyp sot.
Dalja e tij vjen pas ngjarjeve të rënda në Vlorë e Velipojë ku humbën jetën 8 persona.
Çuçi tha se vendi është tronditur dy ditët e fundit megjithatë shtoi se policia nuk ndjek makinat që lëvizin në rrugët e vendit dhe as konfliktet mes fqinjëve.
Ministri tha gjithashtu se policia nuk ndan parcela plazhi ndërsa paralajmëroi reformë në polici. Ai shtoi se shumë shpejt rrugët do monitorohen nga dronët.
“Ditët e fundit jemi tronditur të gjithë nga dy ngjarje të njëpasnjëshme. Një aksident tragjik rrugor, me katër jetë njerëzish të humbura dhe një tjetër vrasje me armë zjarri ku humbën jetën katër persona për një parcelë plazhi. I mirëkuptoj ankesat e qytetarëve. Por dua të theksoj fort se Policia e Shtetit, përtej të metave të saj dhe përmirësimit që do të bëhen, as nuk ndjek të gjitha makinat që lëvizin në rrugët e vendit dhe as pas konfliktit të fqinjëve. Policia e Shtetit ndalon, por nuk dënon shkelës kriminelë, ato i ndalon gjykata. Ka rregulla e procedura transparente në ndarjen e plazhit, policia nuk ndal parcela plazhi por zbaton ligjin për mosprekjen e plazheve publike dhe ndërtimet pa leje. Kam vënë re se disa flasin me të madhe për rritjen e kriminalitet dhe aksidenteve me vdekje por kjo është e pavërtetë, pasi shifrat tregojnë të kundërtën. Policia ka të meta, po përgatitemi për një fazë të re të reformës së policisë së shtetit. Po ashtu do të krijojmë një kuadër rregullatori të ri për të futur ne hetim pasurinë të drejtuesve të makinave të shtrenjta që kanë përsëritje të shkeljeve ligjore në qarkullim. Do të kemi dron superinteligjent në rrugë. Brenda javës ndryshme në drejtori e komisariate të policisë në vend.” – tha Çuçi.