Dhjetëra tregtarë ambulantë në Shëngjin kanë zhvilluar një protestë para bashkisë së Lezhës.
Protesta e tyre vjen pasi nuk janë lejuar të shesin në zonën e plazhit.
Gjatë protestës ata kanë thënë se janë të gatshëm të paguajnë detyrimet ndaj bashkisë e të lejohen të shesin si në vendet e tjera.
Ata kanë kërkuar takim me kryebashkiakun Pjerin Ndreu ndërsa kanë pohuar se do vijojnë protestën deri në zgjidhjen e problemit.
Nënkryetari i bashkisë Lezhë, Ermal Pajaca, ka pohuar se tregtarët nuk do lejohen të shesin pasi prodhimet e tyre janë të rrezkshme.