Rreth 60 shezlongë bashkë me çadrat janë djegur natën e mbrëmshme në Dhërmi.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Drimadhës ndërsa materialet e djegura ishin në pronësi të Bilbil Domit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Dyshohet se djegia ka qenë e qëllimshme e shkak mund të ketë qenë një konflikt mes bizneseve që veprojnë në zonë.
Sipas pronarit Domi, djegia mund të ketë qenë e qëllimshme ndërsa nuk akuzon me emër askënd.
55-vjeçari ka thënë se ka pasur pakënaqësi nga bizneset pranë tij mbi hapjen e veprimtarisë nga ana e tij. dy ditë më parë në Velipojë mbetën të vrarë 4 persona pas një përplasjeje për vendosjen e çadrave e shezlongëve në Velipojë.