Spanja ka arritur të kualifikohet në fazën tjetër të EURO 2020 vetëm pas minutave shtesë me një Kroaci e cila luftoi deri në fund.
Edhe pse dominoi në të gjitha aspektet në fushën e blertë, kroatët arritën ta vinin në vështirësi Spanjën duke e dërguar sfidën në minutat shtesë.
Do të duheshin 120 minuta dhe 7 gola që të ndahej se kush do ishte skuadra që do kualifikohej më tej.
90 minutat e rregullta u mbyllën në barazim 3-3.
Pedri shënoi golin në portën e tij në pjesën e parë ndërsa Sarabia barazoi në minutën e 38’ për Spanjën.
Në pjesën e dytë Azpilicueta e kaloi në avantazh “furinë e kuqe” ndërsa Torres shënoi golin e tretë. Kur u duk se ishte mbyllur gjithçka me një Spanjë që po kontrollonte topin pas një aksioni dhe rrumuje në zonën e rreptësisë Orsic në minutën e 85 ngushtoi shifrat dhe më pas Pasalic në min 93 barazoi në 3-3 për ta dërguar në shtesë takimin.
Në minutat shtesë Morata shënoi për t’i dhënë sërish avantazhin Spanjës në minutën e 100’ dhe tre minuta me vonë Oyarzabal shënoi golin e fundit dhe të fitores.