Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i pajetë trupi i një shtetasi rus në Shëngjin


Një person është gjetur i pajetë në në një pallat në Shëngjin.

Trupi i pajetë sipas policisë i përket një 39-vjeçari me origjinë ruse, i identifikuar si Eduart Niksini.

Ky i fundit është gjetur pa shenja jete nga kunati, i cili ka lajmëruar më pas dhe policinë.

 

Dyshimet e para të uniformave blu, janë se 39-vjeçari ka ndërruar jetë nga përdorimi i pijeve alkoolike dhe substancave të tjera, pasi nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Megjithatë, hetimet mbi këtë rast po vijojnë.

Rreth orës 22:40, të mbrëmjes së kaluar, në Shengjin, Lezhë,në katin e pestë të një banesë, është gjetur pa shenja jete nga kunati i tij, shtetasi E.N.,39 vjeç, me shtetesi Ruse , i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojё e përdorimit të pijeve alkoolike dhe substancave të tjera“-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *