Vendosni fjalën kyçe....

Ish-ministri i Financave Sajid Javid emërohet në krye të shëndetësisë në Britani pas dorëheqjes së Matt Hancock


Ish-ministri i Financave Sajid Javid është kthyer në kabinet si ministër Shëndetësie, pas dorëheqjes së Matt Hancock. Javid tha se do të bënte gjithçka në mundësitë e tij për t’i dhënë fund krizës Covid-19.

Emërimi i tij zyrtar u bë të dielën e pasi mori detyrën ai tha se ‘përparësia e tij e menjëhershme’ është të mbyllë pandeminë në mënyrë që vendi të ‘kthehet në normalitet’.

Në një deklaratë, Javid përshëndeti paraardhësin e tij për punën e madhe që kishte bërë e vështirësitë me të cilat ishte përballur. Hancock dha dorëheqjen të shtunën, pasi u kap duke u puthur me një ndihmëse, duke shkelur udhëzimet e tij të distancimit shoqëror dhe betimet e tij martesore.

Sipas Mediave britanike Javid do të ketë shumë punë para. Përveç krizës së koronavirusit, 51-vjeçari duhet gjithashtu të ndeshet me një numër reformash të kujdesit shoqëror si dhe të ndihmojë në gjetjen e një shefi ekzekutiv të ri të NHS.

Javid hoqi dorë nga posti i tij si ministër i Financave pasi refuzoi të pushonte nga puna ndihmësit e tij pas një grindjeje me kryeministrin Boris Johnson. Ai u zëvendësua nga Rishi Sunak në shkurt të vitit të kaluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *