Qeveria ka bërë lëvizje në Avokaturën e Shtetit. Ditën e sotme ka liruar nga detyra Enkeljda Muçajn dhe ka emëruar në detyrë Brunilda Lilon.
Nën drejtimin e Muçajt shteti humbi gjyqin në arbitrazh ndërkombëtar ndaj Francesco Becchettit.
Muçaj zëvendësoi Artur Metanin që mori drejtimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Lilo është pjesë e strukturave të Avokatit të Shtetit.