Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër sulm me thikë në Gjermani, plagosen dy persona


Një person i panjohur ka goditur me thikë dy persona në qytetin lindor gjerman të Erfurtit. Policia ka nisur gjuetinë ndaj tij duke përfshirë edhe një helikopter.

Ngjarja vjen disa ditë pas një sulmi me thikë në Wurzburg, që shkaktoi tre viktima e gjashtë të plagosur.

Incidenti ndodhi në Wiesenhugel, kur i dyshuari sulmoi dy persona të rastësishëm, pranë një stacioni autobusi. Të dy të lënduarit, të moshës 45 dhe 68 vjeç, janë shtruar në spital me dëmtime jo kërcënuese për jetën.

Sulmuesi, i përshkruar nga policia si një burrë rreth të njëzetave, u largua nga vendi i ngjarjes në këmbë. Burri kishte folur gjermanisht gjatë sulmit, shkruajnë mediat vendase. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se stacioni i autobusit është rrethuar dhe ekspertët mjeko-ligjorë ëe mbledhin prova.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *