Sipas një qytetari, tre policët që kallëzuan kryebashkiakun e Lezhës, Pjerin Ndreu, janë kërcënuar me përjashtim nga policia.
Në denoncimin e publikuar nga ish-kryeministri Berisha thuhet se tre efektivët kanë shkuar të marrin masa ndaj lokalit që kishte thyer rregullat anti-Covid.
Pasi janë përplasur me pronarin, aty ka dalë edhe kryebashkiaku Ndreu i cili i ka fyer e kërcënuar.
Të nesërmen, tre efektivët janë thirrur në zyrë nga shefi e janë kërcënuar me përjashtim nga policia, thuhet në denoncim.
DENONCIMI TE BERISHA
“Ne narkoshtet ligjin e bejne narkopushtetaret.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Policet kercenohen te largohen nga puna sepse guxuan te kerkojne zbatimin e ligjit nga lokali ne te cilin Pirini bente aheng dhe orgji. sb
Persh dr.
Ne mbremjen e dt.24/6/2021 rreth ores 00:30 ne nje resort ne Shengjin 3 oficer te pololise se Shtetit kane shkuar per te marr masa administrative ndaj subjektit ne fjale pasi kishin thyer oren policore dhe prishje qetesie publike nga muzika shume e larte,aty ka dal pronari i subjektit dhe eshte konfliktuar me oficeret e policise duke ju thene qe keni ardhur ne vendin e gabuar,kur nuk ka zgjatur as 2-3 minuta ka dal Pirini partise si duke i share me nje fjalor ordineresh dhe kanosje me pretendimin se ketu jam une dhe ligjet i bej une dhe i vendos si dua une,prandaj mos ju shoh me ketej verdall,ne keto momente 3 oficeret e policise jane larguar nga aty,por nuk mbaron me kaq,diten e dyte jane thirrur nga shefi tyre duke i paralajmruar me perjashtim nga policia e shtetit sepse kane futur hundet atje ku nuk duhej te shkonin!
Ky eshte shteti i bandave!
Kjo eshte 100% e sigurt!”