Vendosni fjalën kyçe....

Facebook-u bëhet për herë të parë kompani 1 trilion dollarëshe


Vlera e Facebook-ut ka tejkaluar 1 trilion dollarë të hënën për herë të parë, pasi çmimi i aksioneve iu rrit me 4% pas hedhjes poshtë të proceseve gjyqësore antitrust të ngritura kundër gjigandit të teknologjisë nga qeveria amerikane.

Një gjykatës hodhi poshtë ankesën e sjellë nga Komisioni Federal i Tregtisë (FTC) dhe një koalicion i avokatëve të përgjithshëm të shtetit – duke u dhënë një goditje të fortë përpjekjeve nga rregullatorët për të frenuar gjigandët e teknologjisë.

Gjykatësi James Boasberg vendosi që proceset gjyqësore ishin ‘të pamjaftueshme ligjërisht’ dhe nuk siguronin prova të mjaftueshme për të provuar se Facebook-u është një monopol.

Vendimi hedh poshtë padinë, por jo çështjen, që do të thotë se FTC mund të rishikojë një padi tjetër.

“Këto akuza – të cilat madje nuk japin një shifër apo vlerësim aktual për pjesën e tregut të Facebook në asnjë moment gjatë dhjetë viteve të fundit – në fund nuk arrijnë të vërtetojnë që Facebook mban fuqinë e tregut.”- tha Boasberg, citon Daily Mail.

Aksionet e Facebook-ut u rritën me njoftimin e vendimit, me 355,64 dollarë dollarë për një aksion. Vetë kompania arriti 1 trilion dollarë në kapitalizimin e tregut për herë të parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *