Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për Teatrin e ri Kombëtar.
Kryebashkiaku i Tiranës shkruan se Këshilli Kombëtar i Territorit sapo ka miratuar lejen për Teatrin e ri Kombëtar të projektuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels.
Sipas Veliajt, teatri i ri do ketë dy auditorë me 635 e 500 vende, dy salla Black Box, 2 kate parkim dhe asnjë kullë.
“KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels (BIG)
AUDITORIUM 635 vende
BLACK BOX i vogël 150 vende
BLACK BOX i madh 350 vende
AUDITORIUM në taracë 500 vende
2 kate parkim
0 kulla në territor
Ecim para!” – shkruan Veliaj.