Mbrëmjen e kaluar ka mbërritur në Kosovë sasia e parë e vaksinave anti-COVID nga kontrata e nënshkuar me kompaninë Pfizer.
Sikurse bën me dije Ministria e Shëndetësisë, deri më tani në Kosovë janë vaksinuar personeli shëndetësor, grupmoshat mbi 65- vjeç, personat me sëmundje kronike, mësuesit, forcat e sigurusë dhe policia.
“Sot ka mbërritur kontigjenti i parë i vaksinave kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech, nga kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Pfizer
Sot kanë mbërritur në Kosovë dozat e para të vaksinës kundër Covid-19 të Pfizer nga Kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me prodhuesin Pfizer.
Nga grupet prioritare, që janë vaksinuar javët paraprake, pra fillimisht punëtorët shëndetësor, grup-mosha mbi 65 vjeç, më 15 Qershor kemi filluar me zbatimin e planit të ri të vaksinimit në masë, që zgjeron kategoritë për vaksinim me qytetarët me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit, forcat e rendit dhe pjesëtarët e FSK-së, të përfshirë drejtpërdrejt në menaxhimin e pandemisë.
Me ardhjen e dozave të para nga kontrata e Ministrisë së Shëndetësisë me Pfizer, vaksinimi në masë do të shtrihet edhe tek kategoritë e tjera të popullatës deri në arritjen e objektivit tonë për imunizimin aktiv të 60% të qytetarëve brenda vitit 2021.
Këto vaksina do të ndihmojnë edhe më shumë punëtorët tanë shëndetësor, të cilët kanë qenë në ballë të betejës kundër pandemisë COVID-19 që nga dita e parë.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë.
Duke qenë se pandemia nuk është vetëm çështje e shëndetit publik, Ministria e Shëndetësisë dhe ekspertët shëndetësorë kanë vënë prioritet vaksinimin në masë, për të siguruar kështu funksionimin normal të veprimtarive shoqërore që mundësojnë kthimin në një normalitet social dhe ekonomik për qytetarët dhe bizneset në Kosovë.
Përpos sigurimit të vaksinave, Ministria e Shëndetësisë i këshillon qytetarët që të respektojnë në mënyrë strikte masat parandaluese, që janë distanca fizike, mbajtja e maskës, ajrosja e hapësirave të mbyllura, dhe higjiena e duarve, e cila duhet të vazhdojë të ruhet edhe pas vaksinimit.