Vendosni fjalën kyçe....

Piktura e Pikasos gjendet në Athinë 9 vite pas grabitjes nga galeria


Gjendet më në fund një pikturë e Pablo Picasso-s që u vodh nëntë vjet më parë gjatë një grabitjeje në një galeri greke.

Të hënën, policia në Athinë tha se piktura e Picasso-s e quajtur “Koka e gruas” ishte gjetur së bashku me një pikturë të një mulliri me erë të vitit 1905 nga artisti hollandez Piet Mondrian.

Të dyja pikturat u vodhën së bashku me një vepër të tretë arti, gjatë një grabitjeje në vitin 2012 në Galerinë Kombëtare të Athinës.

Veprat e artit u hoqën nga kornizat e tyre herët një mëngjes. Lidhur me këtë është arrestuar një shtetas grek është arrestuar pasi veprat e artit u gjetën në një godinë në periferi të qytetit.

Vetëm disa muaj më parë u raportua se policia greke ende besonte se vepra e artit ishte në vend.

Picasso ia kishte dhuruar vetë Galerisë Kombëtare këtë pikturë në vitin 1949. Ai tha se dhurata ishte për të njohur rezistencën e vendit ndaj Gjermanisë Naziste.