Një postim i ish-të dërguarit për dialogun me Serbinë, Richard Grenell duke përshëndetur ditën nacionaliste serbe të Vidovidanit ka sjellë një reagim nga politika shqiptare në Kosovë.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku i ka kujtuar Grenellit se beteja e Kosovës ishte miti themelor që ushqeu nacionalizmin serb që nga shekulli 19 dhe ka mbajtur peng edhe shtetin e Kosovës.
“Kjo vështirë se ishte një betejë serbe; ishte një ushtri ballkanike që luftoi kundër pushtimit osman. Kjo betejë u bë miti themelor që vazhdon të ushqejë nacionalizmin serb që nga shekulli i 19-të duke na mbajtur të gjithë peng”-shkruan Çitaku.
Grenell duke shpërndarë postimin e Ambasadores i kthehet duke i thënë se njerëzit duan zgjidhje dhe punë dhe jo të gjenden fyerje në gjithçka.
“Ju jeni e ofenduar shumë. Duhet të jetë rraskapitëse gjetja e një fyerje në gjithçka. Njerëzit duan punë dhe zgjidhje – zgjasni dorën”-i kthehet Grenell.