Vendosni fjalën kyçe....

Tentuan të trafikonin 137 kilogramë kokainë, SPAK kërkon 12 vite burg për Altin Myslihakën dhe mbi 8 vite për Ardian Begajn


Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar 20 vite e 8 muaj burg për dy personat e akuzuar për 137 kilogramët me kokainë të kapur në shtator të 2019-s, Altin Myslihaka dhe Ardian Bega.

Sipas televizionit “News 24”, Prokuroria ka shpallur sot pretencën për dy personat, duke kërkuar 18 vite burg për të pandehurin Altin Myslihakën, i cili përfitoi nga gjykimi shkurtuar dhe shkon në 12 vite. Ndërsa për Ardian Begën u kërkua 12 vite, dënim që me gjykimin e shkurtuar i shkon në 8 vite e 8 muaj burg.

Kujtojmë se për këtë çështje vijon të jetë në kërkim Gentian Malindi, i dyshuar si porositësi i lëndës narkotike që vinte nga Ekuadori. Për këtë arsye, Prokuroria ka vendosur të pezullojë hetimet për të.