Asnjë humbje jete nuk është regjistruar në vend 24 orët e fundit lidhur me pandeminë Covid-19.
Nga 3138 testime të kryera janë gjetur 7 raste të reja me koronavirus.
Në spital po merr mjekim të specializuar një pacient, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Që prej nisjes së pandemië, Shqipëria ka raportuar zyrtarisht 2456 humbje jete lidhur me pandeminë.