Vendosni fjalën kyçe....

Aleanca për Teatrin akuza ambasadorit Soreca: Hyri në Gjykatën Kushtetuese për të lobuar pro Veliajt e doli nga dera e pasme


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur akuza ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, se po përpiqet të ndikojë tek gjyqtarët e Kushtetueses për vendimin për Teatrin.

Sipas aktivistëve të Aleancës, ambasadori Soreca është parë duke hyrë në dyert e Gjykatës Kushtetuese dhe ka takuar kryetaren e gjykatës, duke u munduar të lobojë pro kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt.

“Anëtarë të aleancës për teatrin të cilët punojnë tek bizneset të godinës së Gjykatës Kushtetuese, kanë konstatuar se ditën e mbajtjes së seancës, Luigi Soreca ka bërë një takim jo publik me kreun e gjykatës në 16 qershor dhe më pas ka dalë nga dera e pasme.

Ne jemi shumë të shqetësuar sepse nuk e dimë përse ambasadori ka ardhur në këtë ditë seance. Kemi kërkuar të bëhet publike nëse ky takim ka pasur interes publik, kemi kërkuar që të bëhet publike se çfarë është diskutuar.

Për ne fakti që ambasadori është larguar nga dera e pasme e godinës, cënon shumë legjitimitetin e kryetares së Gjykatës dhe pavarësinë, ndërkohë që e kanë kryer këtë takim pa e bërë publik për mediat. Informacioni që ne kemi është se zoti Soreca ka ardhur për të lobuar pro kryetarit të Bashkisë sepse mendon se do e lëmë të kalojë aq lehtë.”– thuhet në njoftimin për mediet, të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *