Vendosni fjalën kyçe....

Arkitekti i luftës në Irak ndërron jetë në moshën 88-vjeçare


Ish-Sekretari i Mbrojtjes Donald H. Rumsfeld, me gjeneralmajor Geoffrey Miller në krah, në burgun Abu Ghraib në maj 2004

Ish-Sekretari amerikan i mbrojtjes, Donald Rumsfeld, ka vdekur në moshën 88-vjeçare në Nju Meksiko, njoftoi familja e tij të mërkurën (30 qershor).

“Gjatë gjashtë dekadave të shërbimit të tij, historia mund ta kujtojë atë për arritjet e tij të jashtëzakonshme”, tha familja në një deklaratë.

Rumsfeld, një ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, shërbeu si Sekretar i Mbrojtjes gjatë presidencës së George W. Bush, dhe njihet si një nga arkitektët kryesorë të luftës në Irak dhe Afganistan.

Rumsfeld mbikëqyri sulmet ndaj bazave të Al-Kaidës në Afganistan pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA. Nga intervenimi ushtarak amerikan shumë shpejt talibanët u rrëzuan nga pushteti dhe u krijua një qeveri e re e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Më 2003, forcat amerikane rrëzuan nga pushteti presidentin irakian, Saddam Hussein, por pas kësaj, nuk arritën të mbanin rendin dhe rregullin.

Më vonë, Bush e zëvendësoi Rumsfeldin pasi Shtetet e Bashkuara disi u bllokuan në luftimet në atë vend.