Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 11 shoferë, pezullohen 74 patenta e vihen 3037 gjoba


11 drejtues mjetesh janë arrestuar në mbarë vendin. 5 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur e 6 për drejtim mjeti e motomjeti pas leje drejtimi.

74 leje drejtimi janë pezulluar nga policia 24 orët e fundit në mbarë vendin. 54 prej tyre janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara ndësa 20 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore njofton gjithashtu se ka vendosur 3037 gjoba.

503 gjoba janë vënë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 402 për mospërdorim të rripit të sigurisë, 745 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, manovra të rrezikshme në rrugë dhe mosrregullim shpejtësie, 231 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse në mjetet me dy rrota, 912 masa për parakalime të gabuara, 212 masa për mosruajtje të largësisë së sigurisë mes mjeteve dhe 32 masa për shkelje të semaforit.